Edhe vetë Lebron Xhemsi ia bëri komplimentin mjaft simpatik. “Ai është Donovan Miçëlli, – tha “Mbreti i basketbollit”, – ai është i veçantë!” Pikërisht Miçëll ishte shkaktari kryesor që Lebroni humbi në rikthimin në shtëpinë e tij, në Arenën e Klivlendit. Vendasit fituan 116-102 ndaj Lejkërsave, disfata e tretë në 20 ndeshje si kundërshtar e Xhejmsit ndaj ish-ekipit, ndonëse ai u përpoq dhe shënoi 21 pikë si dhe kapi 17 topa në tabela. Miçëlli realizoi 43 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 4 asistë dhe vodhi 4 topa. Problemi më i madh për Lejkërsat ishte humbja e Entoni Dejvisit që ishte me temperaturë dhe me virozë. Dejvisi luajti vetëm 8 minutat e para dhe shënoi vetëm 1 pikë.
Sfidanti.al