Shqipëria triumfon 3-0 në Izrael me heroin Sadiku, ngjitet e treta në Botëror

Ishte revanshi I përsosur, dhe një rikthim në identitet. Kombëtarja shqiptare bëri që të harrohen plotësisht pesë humbje radhazi, pasi suksesi në Izrael ishte I denjë për epitetin triumf. Një 3-0 thuajse I pabesueshëm në stadiumin e Haifës, që I jep shpresa të mëdha për të zënë vendin e tretë në grupin eleminator të Botërorit. Ishte përgjigje pikë për pikë ndaj izraelitëve që na dërrmuan me po këto shifra në “Elbasan Arena”, dhe në fushë u duk më në fund Shqipëria e Europianit të kaluar.

Armando Sadiku është sulmuesi I vërtetë I kësaj skuadre, autor I dy golave pikërisht atëherë kur duhej më shumë, që të dy në pjesën e parë. Një krahasim me legjendat e së kaluarës si Resmja, Pano, Kushta apo Bogdani nuk do të ishte edhe aq I tepërt, pasi djali ng Cërriku ka tani 9 rrjeta me fanelën kuqezi. Ai meritoi çdo duartrokitje kur doli nga fusha 20 minuta para fundit.

Goli I tretë I Shqipërisë u shënua nga Ledian Memushaj, pas pushimit, për të vulosur rilindjen e formacionit të De Biazit. Trajneri italian u duk se e kishte më në fund në kontroll skuadrën, dhe shpreson që kjo fitore të pasohet nga të tjerat, në mënyrë që të mbyllet në mënyrën më të mirë faza eleminatore e Botërorit. Pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria ka 9 pikë, po aq sa Izraeli, por duke e lënë prapa këtë kundërshtar me golaverazh më të mirë.

Ndeshjen e radhës, kombëtarja e ka ndaj Lihtenshtajnit në 2 shtator, ndërsa në 5 shtator shkojmë në Maqedoni, në një përballje vendimtare për vendin e tretë. Në krye të grupit G janë Spanja dhe Italia që fituan, përkatësisht ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit.

Sfidanti.al