Hugo Loris do të mbetet pa gjumë:  Pëson gol nga gjysma e fushës në min. e 93-të!

Suedia siguroi tri pikë të rëndësishme, pasi mundi 2-1 Francën në kuadrin e Grupit A të Kupës së Botës Rusi-2018, duke dalë edhe në krye të këtij grupi me 13 pikë, aq sa ka, në fakt, edhe Franca. Por ajo që duhet veçuar, është goli që pësoi portieri francez, Hugo Loris, nga mesi i fushës në min. e 93-të dhe të cilin e shënoi futbollisti suedez me përvojë Toivonen. Kjo ishte, me të vërtetë, një ndeshje eksituese me një fund dramatik në “Frends Arena” të Stokholmit që i gëzoi pa masë tifozët suedezë që, sifoqoftë, nuk e prisnin fitoren, duke qenë të mjaftuar me barazimin.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim 1-1, me gola të shënuar, fillimisht, mbas një goditjeje të shkëlqyer anësore nga vija e 16-tshes nga ana Oliver Zhirus të Francës, në min. e 37-të, dhe, vetëm mbas pesë minutash, nga Dumazi i Suedisë, në skenë shfaqet portieri francez, Loris, që ia komplikoi jetën vetes, duke ia dhuruar fitoren ekipit vendas. Lorisi, në përpjekje për të larguar topin, ia dërgon atë drejt te këmbët e suedezit Toivonen që, nga ana e tij, menjëherë, nga mesi i fushës, në min. e 93-të, e dërgoi topin me saktësi drejt e në rrjetën e portës franceze. Në dy ndeshjet e tjera të Grupit A, Belarusi mundi 2-1 Bullgarinë, ndërsa Holanda 5-0 Luksemburgun.

Sfidanti.al