Kishte 13 vjet që Andorra nuk fitonte në eleminatoret e Kupës së Botës, por ja që mrekullia ndodhi ndaj Hungarisë. Ishte një nga ato ndeshje ku “Davidi” mund “Goliadhin”, dhe finalistët e vjetshëm të Europianit, që kaluan madje në turin e dytë, provuan një humbje të hidhur. Tifozët e Shqipërisë mund ta nxjerrin një përfundim dhe të jenë pak më të lehtësuar pas kësaj ndeshjeje. Nuk ishte pra, fundi i botës, disfata me Luksemburgun, sado e rëndë që të jetë ajo. Mark Rebes shënoi për Andorrën, ndonëse më i miri në fushë ishte portieri Zhozep Gomes me pritjet e tij.
Sfidanti.al