Nadal-Vavrinka, një finale perfekte e “Rolan Garosit” në Paris!

Do të duhej të ishte Nadal-Federer ose Nadal-Gjokoviç, por nuk qe e thënë. Gjithsesi, kështu si janë punët, Nadal-Vavrinka është finalja më e mirë e turneut të “Rolan Garosit”. Spanjolli do të kërkojë titullin e 10-të rekord (rekordin me 9 e mban po ai vetë) dhe Grand Slemin e 15-të në karrierë, që do ta shkëpuste nga “shoqëria” e Pit Samprasit për ta ngjitur të vetëm në vendin e dytë të të gjitha kohëve pas Federerit. Pikërisht Federer mungoi me dashje në Paris, ndërsa Gjokoviç u paraqit dobët dhe u eleminua nga austriaku Tim në çerekfinale. Nadal nuk e pati problem këtë kundërshtar duke e mundur 3-0 (6-3, 6-4, 6-0).

Më e vështirë për Vavrinkën që kaloi në gjysmëfinale numrin 1 të botës, Andi Marrej. Skocezi luftoi fort, por u dorëzua pas 4 orësh e 34 minutash, me shifrat 2-3 (7-6, 3-6, 7-5, 6-7, 6-0). Marrej u duk më në fund në formë, por kjo nuk mjaftoi për të synuar fitoren e parë në “Roland Garos”. Vavrinka, ndërkaq, ka një karrierë të bukur me 3 Grand Sleme të fituar (“Rolan Garos”, Australian Open, US Open).

Sfidanti.al