Dani Pedrosa shfaqet si një rrufe në pistën e Montmelosë në Barcelonë ku është ndalesa e radhës së Botërorit të MotoGP. Piloti katalanas i Hondës fitoi pole position në provat zyrtare duke fituar të drejtën për të nisur garën e së dielës nga vendi i parë. 1 minutë 43 sekonda e 870 të mijtat ishte koha e shënuar nga piloti 31 vjecar i cili la pas Jorge Lorenzon me Ducati në vendin e dytë dhe italianin Danilo Petrucci në vendin e tretë. Marc Marquez edhe pse u rrëzua dy herë gjatë provave zyrtare në Çmimin e Madh të Catalunyas, arriti të shënojë kohën e katërt më të mirë duke lënë pas spanjollin tjetër Aleix Espargaro. Skuadra që zhgënjeu në këto prova zyrtare ishte Yamaha, e cila shënoi si rezultatin më të mirë vendin e nëntë të Maverick Vinales, ndërsa Rossi do të nisë garën nga vendi i 13
sfidanti.al