Jo se ka ndonjë problem me shokët dhe është prishur harmonia. Këto gjëra nuk ndodhin në skuadran e Karlo Ançelotit, por gjithsesi Karim Benzema po kalon një periudhë të vështirë tek Reali. Kjo, jo për faj të tij, por sepse shokët e tjerë të sulmit dhe të mesfushës nuk po arrijnë t’i përgjigjen. “Marka” e Madridit shkruan se Benzema po tërheq thuajse i vetëm “karrocën” duke shënuar golat, ndërsa këtë nuk po e bëjnë Valverde, Vinisius apo Rodrigo. Kjo gjë po shihet sidomos që kur rinisi sezoni i ekipeve të klubeve pas përfundimit të Botërorit.
Sfidanti.al