Sezoni ka qenë me dritë dhe me hije. Skuadra e madhe nga Madridi mbetet në kuota tepër të larta në Ligën e Spanjës, në vend të parë pas fitores 3-0 ndaj Alaveshit, fituese e Superkupës, dhe ende me shpresë në Ligën e Kampionëve. Themeli për këto suksese ndodhet tek dyshja e sulmit Karim Benzema-Vinisius Zhunior. Kanë kaluar kohët kur sulmuesi francez u tërbua me brazilianin aq sa u thirri shokëve në pushim të ndeshjes në fushën e Shalkes, “ju lutem, mos i jepni më asnjë top atij”. Vinisius e ka mësuar leksionin dhe po luan shumë mirë, e jo më kot dyshja e përbërë nga ai dhe nga Benzema ka kontribuuar në 60 gola për Realin këtë sezon, ose i kanë shënuar vetë, ose i kanë asistuar vetë për shokun tjetër të sulmit. Vetë Benzemaja ka shifrat më të mira në 5 ligat kryesore të Europës këtë sezon, me 27 gola (18 të shënuar dhe 9 të asistuar), baraz me Robert Levandovskin e Bajernit që ka 26 gola e një asist. Me këtë dyshe, Reali mbetet me shpresë edhe në Champions, ndonëse paraqitja që u bë në Paris ishte shumë e dobët.
Sfidanti.al