Të besojmë PSG-në “qiellore” ndaj Realit, apo atë të “mjegullës” në Nantë?!

Ekipi nuk pati ndonjë ndryshim të madh në krahasim me mesjavën, edhe pse mund të thuhet se lodhja u ndje. Gjithsesi, nga Paris SG që dominoi Realin në Champions, deri tek PSG që u turpërua në Nantë në Ligën e Parë franceze, ka një kontrast tepër të madh që ndonjëherë nuk të duket real. Me Kilian Mbapenë e Lionel Mesin në fushë, dhe me Nejmarin të hedhur pas pushimit, kryesuesit e kampionatit arritën deri në 0-3 përpara sesa Nejmar të shënonte një gol ngushëllimi. Po Nejmar humbi një penallti në mënyrë skandaloze. A thua është bërë kaq e fortë liga franceze, sa Nanta ta tregojë veten më lart se Reali? Vështirë, kur shikon diferencën 13-pikëshe të PSG-së me Marsejën ndjekëse. E vërteta është se parizienët shkojnë vetë nga kulmet në greminë, ndonëse në kampionat nuk humbisnin që nga tetori. Nuk dihet se çfarë u bëri magji në Nantë, por luhatje të tilla të bëjnë të mos besosh plotësisht te kjo skuadër, është qiellore si kundër Madridit, apo e humbur në mjegull sin ë Nantë?!

Sfidanti.al