Levandovski i jep fitoren Bajernit, barazon rekordin e vitit të kaluar

Pas 23 javëve të Bundesligës në sezonin 2021-2022, sulmuesi polak kishte shënuar 28 herë. Në përfundim ai vendosi rekordin e tij të kampionatit me 41 rrjeta në edicion, një më shumë se Gerd Myleri. Dy rrjetat e tij ndihmuan bavarezët të fitonin 4-1 ndaj Grojter Fyrtit në “Alianc Arenë”, edhe pse pjesa e parë përfundoi 0-1 dhe vetë Levandovski mori karton të verdhë. Me dy rrjetat e sotme, ai ka 305 në Bundesligë në karrierë (Dortmund+Bajern), 39 gola në 32 ndeshje këtë edicion në total në të gjitha konkurrimet. Në total ka 529 gola për klubet dhe 603 në karrierë.

Sfidanti.al