Edhe Megajeri shënon për Man. Junajtidin, por jo Ronaldo!

Në 7 ndeshjet e fundit, ia ka dalë ta dërgojë vetëm një herë topin në rrjetë dhe kjo duhet të jetë një nga seritë më negative në karrierën e tij. Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtidi nuk po i ecën aspak mirë këtë sezon, qoftë edhe kur ekipi fiton. Suksesi 4-2 në fushën e Lids Junajtidit ishte i rëndësishëm në garën për vendin e katërt dhe për kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, veçse CR7 nuk arriti ta regjistronte emrin e tij mes shënuesve. Ia doli edhe qendërmbrojtësi Harri Megajer, kapiteni i ekipit, po ashtu Bruno Fernandes, braziliani Fred dhe sulmuesi i ri Entoni Elanga, por jo Kristiano! Përkundrazi, portugezi mori një karton të verdhë dhe në minutën e 85-të u zëvendësua nga qendërmbrojtësi francez, Rafael Varan. Tifozët në rrjetet sociale u tallën duke vendosur në Tuiter një foto ku paraqitej uniforma e Ronaldos në “Eland Roud”, por jo trupi apo koka e tij!

Sfidanti.al