Edhe mediat bavareze shpesh herë nuk dinë se çfarë të thonë, lidhur me atë që do të bëjë klubi gjerman në verë. Flitet se mund të mos ketë shpenzime pasi u harxhuan 130 milionë euro vjet për 5 lojtarë. Gjithsesi, thuhet edhe se ka zhgënjim (të moderuar) për paraqitjet e Sadio Manesë deri tani, ndërsa ardhja e tij nga Liverpuli u quajt blerja e verës. Së fundmi, përmenden emrat e disa sulmuesve për të cilët Bajerni mund të jetë i interesuar si Vlahoviç, Balogun, Lautaro Martinez e ndonjë tjetër.
Sfidanti.al