Xheko është gati të rinovojë 1 vit tek Interi me 5 milionë euro!

Mbetet vetëm të thotë “po” presidenti Stiven Çang. Gjithçka tjetër ka përfunduar nga ana sportive tek Interi lidhur me rinovimin e sulmuesit boshnjak. Veterani nga Ballkani ka hequr dorë nga kërkesa për 2 vjet dhe është kënaqur me një, ndërsa rroga nuk ka pësuar ndonjë ulje të madhe, nga 6 në 5 milionë. Bepe Marota dhe Auzilio janë marrë vesh me të, ndërsa stafi teknik nuk ka asnjë dyshim për formën fizike dhe teknike të Xhekos.

Sfidanti.al