Myrto Uzuni duhet të zgjedhë mes La Ligës, Premier Ligës dhe Serisë A!

Sulmuesi më i mirë i momentit në kombëtaren shqiptare ka folur për gjendjen e tij dhe për të ardhmen, por kuptohet më shumë për ndeshjen ndaj Polonisë. Pasi ka shprehur besimin se mund të arrihet një rezultat pozitiv në Varshavë, Uzuni ka theksuar se do të shënojë edhe gola të tjerë në ligën e dytë të Spanjës, ku ka 20 deri tani. “Nuk kam përfunduar ende”, ishin fjalët e tij. Duke folur për të ardhmen, sulmuesi kuqezi tregoi se oferta ka pasur nga La Liga, nga Premier Liga dhe Seria A, por shtoi se është i përqëndruar tek sezoni me Granadën.

Sfidanti.al