Shenjë e keqe për Çelsin, Tuheli krahason Lukakun me Shevçenkon dhe Torresin!

Trajneri i bluve të Londrës arriti deri aty sa që të deklaronte se “nuk e di se çfarë do të bëj me të”. E kishte fjalën për Romelu Lukakun, sulmuesin belg që ndodhet në krizë të plotë tek Çelsi që prej kalimit verën e kaluar, kur u largua nga Interi i Milanos. Ai ka shënuar vetëm 10 gola, shumë pak për çmimin e paguar për të. Plot 115 milionë euro u shpenzuan për kartonin e tij, por duket se do të jetë një tjetër dështim “ofensiv”. “Kështu ndodh ndonjëherë me sulmuesit, – tha Tomas Tuheli, – ata humbin besimin në vetvete, por nuk është koha për t’u tallur dhe për ta vënë në vështirësi. Ai është në qendër të vëmendjes, por ne do ta mbrojmë”. Tek Çelsi pati dy dështime të bujshme në sulm dhe këta ishin Andrij Shevçenko dhe Fernando Torres.

Sfidanti.al