Kjo do të thotë se normalisht Napoli duhej të kishte humbur në ishull. Trajneri i të kaltërve bëri një analizë për barazimin 1-1 me Kaljarin, dhe pohoi se momenti ishte i vështirë. “Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, – tha ai, – është e vështirë të luash pas impenjimit në Europë, mund të ndodhë ndonjë ndalesë. Kaljari meritonte diçka më shumë dhe ne diçka më pak. Nuk e zotëruam kurrë ndeshjen, edhe pse patëm më shumë zotërim topi”. Këtë mendim e pati edhe trajneri i Kaljarit, Valter Macari, dikur në stolin e Napolit apo edhe të Interit. “Dominuam plotësisht, – tha ai, – luajtëm një ndeshje të madhe, ashtu si edhe ndaj Fiorentinës. Gjithçka e bëmë ne duke krijuar 5-6 raste të pastra për gol. Prisja më shumë nga VAR-i, pasi për ne ishte një penallti e qartë”.
Sfidanti.al