Dy gola në 3 ndeshjet e fundit, Manaj me mision të shpëtojë Specian!

Përfundimi nuk ishte i lumtur pasi bolonjezët shpëtuan dhe fituan me dy rrjeta të shënuara nga Marko Arnautoviç. Specia doli e mundur, ndërsa Rej Manaj la fushën i menduar se çfarë duhet bërë për të siguruar mbijetesën në Serinë A. Sulmuesi i kombëtares shqiptare më në fund po tregon shenjat e vërteta të talentit të tij, sepse në 3 ndeshjet e fundit në kampionatin italian ka shënuar 2 gola, dhe 3 gjithsej këtë sezon. Shpresat ekzistojnë sepse Specia ka 26 pikë ndaj 22 që ka vendi i tretë nga fundi që të zbret në Serinë B. Do të duhen gola të tjerë nga Manaj dhe shokët e tij për të lënë pas Udinezen, Venecian, Kaljarin, Xhenoan dhe Salernitanën.

Sfidanti.al