Vitin e kaluar gati u kacafytën dhe u desh presidenti Lotito për të shuar sherrin. Igli Tare dhe Mauricio Sarri nuk janë ndër miqtë më të mirë, edhe pse duhet t’i japin “rremave” në një drejtim të vetëm për të shtyrë përpara “anijen” e Lacios. Edhe pse paqja duket se është vendosur, sërish ka opinione të ndryshme që mund të cilësohen edhe si kontradikta. Pasi skuadra kryeqytetase fitoi 2-0 ndeshjen e radhës në Serinë A në fushën e Sasuolos, drejtori sportiv Tare deklaroi se “kualifimi në Champions nuk do të ishte mrekulli, por është objektivi ynë që e kemi deklaruar që në fillim të sezonit”. Sarri u përgjigj duke thënë se “do të luftojmë për ta arritur, por skuadra të tjera kanë më shumë potencial sesa ne”. “Drejtori flet për përshtypjen që ka, ndërsa unë kam një tru autonom dhe flas për përshtypjet e mia”.
Sfidanti.al