Serie A është shndërruar në kampionatin më të vjetër në Evropë për nga mosha mesatare e lojtarëve, duke lënë pas 31 ligat kryesore të kontinentit.
Sipas të dhënave të fundit, mosha mesatare në Itali është 14 muaj më e lartë se mesatarja europiane, duke reflektuar një prirje drejt përvojës.
Ndërkohë, Premier League ka ndjekur një drejtim krejtësisht të kundërt, duke rritur me 32% numrin e lojtarëve nën 23 vjeç që luajnë më shumë se 900 minuta në sezon. Serie A po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion për yjet në fund të karrierës, si Luka Modric apo Kevin De Bruyne.
Klubet italiane vijojnë të mbështeten te përvoja, ndryshe nga filozofia e zhvillimit të talenteve që po ndiqet në Angli, Gjermani dhe Francë.
Këto kampionate po investojnë në akademi dhe skauting, duke krijuar ekipe më të reja dhe më dinamike. Ndryshimi midis ligave është tashmë jo vetëm në stilin e lojës, por edhe në profilin e moshave të lojtarëve.
sfidanti.al