Juventusi blen kartonin e sulmuesit portugez

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të Francisco Conceição, pas një sezoni të kaluar në huazim te bardhezinjtë.

Sulmuesi portugez ka mbërritur në Torino, ku ka kryer vizitat mjekësore në qendrën e klubit dhe më pas ka firmosur kontratën që e mban të lidhur me Juventusin deri në 30 qershor 2030. Marrëveshja është depozituar zyrtarisht dhe klubi torinez ka bërë të ditur termat financiarë të marrëveshjes me Porto FC. Juventus do të paguajë 30.4 milionë euro për kartonin e lojtarit, të ndarë në katër këste, si dhe 1.6 milionë euro të tjera në formë bonusesh shtesë. Këtyre shifrave u shtohen edhe 7 milionë eurot e shpenzuara për huazimin e lojtarit në verën e kaluar. Në total, operacioni arrin një vlerë prej rreth 40 milionë eurosh.


sfidanti.al