Sergio Ramos zbriti në fushë me fanellën e Sevillas pas plotë 18 vitesh. Mbrojtësi u aktivizua si titullar në ndeshjen e fituar me shifrat 1-0 ndaj Las Palmas teksa pas sfidës, spanjolli shprehu të gjithë lumturinë e tij për rikthimin në skuadrën ku hodhi hapat e parë si profesionist. Ramos theksoi se përjetoi një ndjesi të cilën e kishte të vështirë ta përshkruante me fjalë ndërsa nga ana tjetër shtoi se ishte shumë i lumtur për pritjen e rezervuar nga tifozët e Sevillas.
“Ndjeva emocione shumë të forta, ashtu si në ditën kur firmosa për t’u rikthyer në shtëpi. Ndjehem shumë i lumtur sepse jam bashkuar sërish me njerëzit e mi, tifozët e mi. Jam në shtëpi, çfarë mund të them më shumë. Nuk ka fjalë për ta përshkruar si ndjesi, nuk kishte mënyrë më të mirë për të debutuar se sa me një fitore”.
sfidanti.al