Stefano Pioli u kërkon falje tifozëve për humbjen e thellë në derbin e Milanos dhe premton se shumë shopejt ata do të shikojnë një skuadër tjetër në fushë. Në konferencën e shtypit përpara sfidës së shtëpisë kundër Neëcastle, tekniku i kuqezinjve thekson:
“Ndihem borxhli ndaj tifozëve por duhet të harrojmë atë zhgënjim në derbi, për fat të mirë kemi Champions League. Kishim shumë pritshmëri dhe nuk është e lehtë të kthejmë faqe sepse ishim përgatitur për një rezultat tjetër. Jemi duke e përgatitur këtë ndeshje me përqendrim dhe kujdes, pasi e dimë se sa grup i vështirë është ky. Newcastle është i fortë, një ekip fizik. Tonali? Do të jetë bukur të takohemi, edhe për të do të jetë emocionuese”.
Sfidanti.al