E thotë ish-trajneri i tij i parë, Kristiano Filipi. Ai e mori djalin e vogël shqiptar tek ekipet zinxhir të klubit të vogël të Butezes, që kur ai ishte 6 vjeç. “Dinte të gjuante me të dyja këmbët, – kujton sot ai, – dhe nuk bënte kurrë dy herë të njëjtin gabim”. Kjo do të thotë se Kristjan Asllani ka pasur aftësinë për të mësuar nga gabimet, gjëja kryesore në jetë, po ashtu edhe në karrierën e futbollistit. Që në atë kohë, trajneri i tha babait të Kristjanit të vogël se “ky djalë do të ecë shumë përpara”. Kështu edhe ndodhi dhe Filipi tregon se iu mbushën sytë me lot kur ish-lojtari i tij i shënoi gol Interit. Tashmë, mesfushori shqiptar e bëri hapin e madh në karrierë, duke u bashkuar pikërisht me zikaltërit. Marrëveshja ka përfunduar mes klubeve me 14 milionë euro gjithsej dhe huazimin e një futbollisti, ndonëse ende Asllani dhe Interi po diskutojnë për akordin mes tyre.
Sfidanti.al