Ngushëllim për Bajernin, e lavdëron babai i Gravenberkut!

Holandezi ka firmosur deri në vitin 2027 në “Zebener Shtrase”. Rajan Gravenberk do të jetë lojtar i Bajernit, duke u transferuar nga Ajaksi, e nëse opinioni dhe mediat nuk i kanë dhënë ndonjë jehonë të jashtëzakonshme këtij fakti, mendon babai i futbollistit për të rënë në sy. “Bajerni është një klub që punon shumë mirë me lojtarët, – tha ai, – krejt ndryshe nga Barcelona, Reali apo Paris SG apo Mançester Siti. Këta marrin 15 lojtarë kur i kanë ndërkaq 40, një fatkeqësi. Bajerni bën vetëm 3 apo 5 lëvizje, duke investuar me mend. Kjo ndikoi edhe në vendimin e Rajanit. Ajaksi është gjithashtu i tillë, shumë i organizuar, ndonëse Bajerni është një realitet më i madh”.

Sfidanti.al