Dëshira e tij është për të jetuar në Londër. Kërkon një qytet të madh, një metropol, Kristian Erikseni, dhe futbollisti danez besohet se do ta realizojë qëllimin. Mançester Junajtidi ka marrë një lajm të keq pasi futbollisti që sot po jeton për së dyti me gjasë nuk do ta veshë fanelën e kuqe. Erikseni i jep shpresë Totenhemit, ekipit ku ishte përpara sesa të kalonte tek Interi, dhe ku për koincidencë do të takonte trajnerin e tij në Milano, Antonio Konten. Me italianin, ai fitoi titullin kampion në Serinë A, e ndoshta mund të ndodhë që ta fitojnë edhe Premier Ligën, ndonëse do të jetë tepër e vështirë pasi konkurrenca është mjaft e ashpër me Sitin, Liverpulin, Çelsin, vetë Junajtidin, Arsenalin e pse jo edhe Njukasëllin.
Sfidanti.al