Ekziston mundësia që futbolli “aristokratik” anglez të tronditet nga një skandal që cilësohet me përmasa të mëdha, gjithnjë nëse vërtetohet si i tillë. Agjencia Kombëtare Kriminale (britanike) ka hapur një hetim për kartonin e verdhë të marrë nga Granit Xhaka në fund të ndeshjes mes Arsenalit dhe Lidsit, që përfundoi 4-1 për londinezët. Mesfushori shqiptar i Zvicrës u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në 86’, i cili e akuzoi se po shpërdoronte kohën (ndonëse rezultati ishte 4-1). Fillimisht, këtë çështje e heroi Federata Angleze, dhe tani agjencia e specializuar. Mediat britanike shkruajnë se nuk ka pasur deri tani asnjë sugjerim se Xhaka apo Arsenali ka bërë ndonjë gjë të dyshimte, por gjithsesi alarmi u ngrit sepse u vendos një bast 52 000 paundë stërlina që pikërisht Xhaka të ndëshkohej me të verdhë në 10’ e fundit të ndeshjes. Në këtë rast, ose është fajtor Xhaka, ose arbitri, ose nuk ka asnjë fajtor.
Sfidanti.al