“Schumacher po kurohet me ilaçet më të mira të historisë”

Michael Schumacher por merr kurimin më të mirë mjekësor në historinë e njerëzimit. Deklaratën e bën ish drejtuesi i skuadrës Mercedes, Nick Fry. Gjendja e legjendës së Formula 1 është mbajtur sekret për rreth një dekadë që nga momenti i aksidentit në një resort malor, por Fry thekson:

“Nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk mund të pohoj e as mohoj lajmet që qarkullojnë. Për Michael po kujdeset ekipi më i mirë mjeksor i planetit dhe unë jam 100 % i sigurt që ai po kurohet me ilaçet më të mira të historisë së njerëzimit në lidhje me dëmtime të tillë. Familja i ka të gjitha burimet financiare për këtë. Shpresoj që të kenë bërë hapa përpara. Nuk do të surprizohesha nëse ai do të ulej në tavolinë për t’u ushqyer apo do të hipte në një makinë. Shpresoj që të bëjë një jetë cilësore sepse mamaja ime vuan nga demenca dhe e di shumë mirë se si është të jetosh i pandërgjegjshëm”.   

sfidanti.al