Partizani vlerëson talentet që spikasin në skuadrat e moshave dhe u jep mundësinë që të bëhen pjesë e ekipit të parë. Klubi kryeqytetas njofton se mbrojtësi Andi Janjeva, që ishte pjesë e skuadrës U-21, ka firmosur kontratën që e lidh me kampionët në fuqi për 3 vite e gjysmë dhe tashmë do të jetë kontigjent i ekipit të parë. “Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Andi Janjevën. Mbrojtësi 21 vjeçar pas eksperiencës te ekipi U-21, tashmë është edhe kontingjent i ekipit të parë. Qendërmbrojtësi ka firmosur me kampionët për 3 vite e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
sfidanti.al