LeBron James mesazh Kloppit

LeBron James, një nga lojtarët më të mirë të historisë së NBA-së (ende në aktivitet) ka lënë një mesazh për trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, i cili njoftoi këtë të premte se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Basketbollisti 39-vjeçar është aksionar te “The Reds”. “Faleminderit për gjithçka. Je një trajner i madh dhe nuk do të harrohesh kurrë. Dhe më e rëndësishmja, nuk do të ecni kurrë vetëm. Të kuqtë do t’ju mungojnë”, ka shkruar ai në rrjetin social X (ish-Twitter).]

sfidanti.al