“Mund të them se do të shkojmë deri në Pallat për të marrë Pushtetin, por nuk do të jetë kaq e lehtë”. Mauricio Sarri është një poezi në mënyrën e tij, ashtu siç mund të jetë poet një trajner futbolli dhe një llogaritar apo ekonomist, dhe jo një shkrimtar. Drejtuesi i Napolit padyshim që mbeti shumë i kënaqur nga fitorja 1-0 e skuadrës së tij ndaj Xhenoas në “San Paolo”, fitore që e afron në -2 pikë nga Juventusi kryesues.
Pra, Napoli, e ka në dorë fatin e tij? “Jemi përtej limiteve tona, përtej asaj që mendonim se do të bënim, – vazhdoi napolitani, – po zhvillojmë një sezon të madh, dhe kemi nderin të luftojmë për titull me një ekip që zakonisht shkatërron këdo, dhe që në këtë periudhë normalisht i kishte mbyllur hesapet për titullin”.
Mauricio Sarri vlerëson se Napoli i tij ka realizuar edhe sezonin më të mirë në historinë e klubit (por, pa titull), edhe sezonin e dytë më të mirë në histori. “Le të kemi objektiv ta përmirësojmë këtë statistikë, – u shpreh trajneri, – kishim dy ndeshje pa fitore, por ndaj Interit në Milano luajtëm shumë mirë, dhe kjo sikur është harruar”.
Sarri bëri ironi kur u ngacmua se këtë herë Napoli luajti pas Juves, pra pati një avantazh. “Kemi luajtur pas Juves për 9 herë radhazi, por Juvja në 90 për qind të herëve i fiton ndeshjet, pra në 90 për qind kemi qenë në dizavantazh”, – përfundoi ai.
Sfidanti.al