Sandro Tonali detyron UEFA-n të “ngrejë zërin”

Mesfushori italian i Newcastle, Sandro Tonali, nën hetim nga federata italiane për bastet e jashtëligjshme, rrezikon shumë. Prokurorët kërkojnë bashkëpunimin e tij për uljen e dënimit si në rastin Fagioli por vetë lojtari është ende i dyzuar në lidhje me këtë pjesë edhe pse UEFA po i nxit palët të dalin në një përfundim. Avokatët janë dakort në parim që lojtari të dënohet me një vit pezullim por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe UEFA kërkon që çështja të përshpejtohet e mesfushori të mos ketë mundësi të zbresë në fushën e lojës që këtë fundjavë.

Newcastle ka marrë vendimin ta aktivizojë sa më shumë të mundet, në Premier League dhe në Champions League gjithashtu ndërkohë që paralelisht në Itali hetimet vazhdojnë e kjo situatë sigurisht që nuk i shkon për shtat UEFA-s. Sipas këtij institucioni, çështja duhet të zgjidhet e madje sa më shpejt.

sfidanti.al