Prosinecki, një emër prestigji për Partizanin

Robert Prosinecki, një emër që ngjall kujtime të ëmbla për nostalgjikët e futbollit klasik. Mesfushori me kombësi kroate i lindur në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1969 është një nga emrat më të njohur të futbollit në vendin ballkanas të cilin e ka përfaqësuar për 8 vjet, 1994-2002 duke lënë gjurmë ashtu siç bëri me fanellën e Realit, Barcelonës, Sevillas apo Dinamos së Zagrebit e shumë klubeve të tjera ku përqëndroi karrierën e tij gati 20-vjeçare. Sot, jo rastësisht ai ndodhet në Tiranë ku prej disa ditësh është në bisedime me drejtuesit e Partizanit për të marrë drejtimin pas largimt të një kroati tjetër, Zoran Zekic. Një emër që me siguri i shton prestigj klubit të tretë më të titulluar të vendit tonë edhe pse si trajner nuk ka arritur ende të shkëlqejë.

Asistent i Kroacisë për 4 vite dhe më pas eksperienca jo shumë pozitive me Crvena Zvezdan, Kayserispor, Azerbajxhanin, Bosnje Hercegovinën, Denzilisporin, Olimpija Ljubjanën dhe Rudes. Me kombëtaren e Kroacisë numëron 49 ndeshje të luajtura dhe 10 gola të shënuar ndërsa në vitin 1991, Real Madrid pagoi plot 15 milionë dollarë për ta transferuar nga Ylli i Kuq i Beogradit, ndërsa te Barcelona u transferua në vitin 1995. Ka luajtur 74 ndeshje me të dyja fanellat ku pjesën më të madhe e zë “Los Blancos” ndërsa numëron 14 realizime në La Liga nëse llogaritet këtu edhe eksperienca e shkurtër në Sevilla. Sot ai është kandidati numër 1 për stolin e Paertizanit por vetëmn koha do të tregojë nëse klubi i kuq do të arrijë të gjejë gjuhën e përbashkët me legjendën kroate.

sfidanti.al