Jadon Sancho dhe Manchester United nuk kanë qenë kurrë kaq larg njëri-tjetrit. Sulmues anglez, në fakt, ka rreth dy muaj që është jashtë skuadrës për arsye disiplinore. Një vendim i prerë nga trajneri Erik ten Hag, i cili e nxori jashtë projektit të tij lojtarin 23-vjeçar. Por situata e përjetuar nga ish-i i Borussias së Dortmundit është në fakt shumë më komplekse. Ai duket po përjeton një situatë ekzili brenda “Djajve të Kuq”. Në një postim në Instagram, të fshirë më vonë, Sancho e përkufizoi veten si një “kokë turku” pasi u sulmua nga trajneri Erik ten Hag.
Ish-trajneri i Ajaxit nuk e grumbulloi për ndeshjen kundër Arsenalit pas pauzës, duke shpjeguar:
“Ne nuk e grumbulluam në bazë të paraqitjeve në stërvitje. Duhet të arrish nivelin më të lartë çdo ditë këtu. Zgjedhjet i bëj unë, në këtë ndeshje, nuk u thirr”.
Sanchos, nga ana e tij, dha version tjetër të ngjarjeve.
“Ju lutem mos besoni gjithçka që lexoni! Unë nuk do t’i lejoj njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të rreme. Kam qenë “kokë turku” për një kohë të gjatë, gjë që nuk është e drejtë!”
Sanchos i ndalohet të hyjë në ambientet e ekipit të parë. Siç raporton “The Athletic”. Sulmuesi anglez është detyruar ta parkojë makinën e tij pranë Akademisë së klubit. Ai detyrohet të mbyllet në dhomat e zhveshjes, i vetëm, brenda Akademisë për shkak të direktivave të vendosura nga klubi, në mënyrë që të mos e ndajë këtë hapësirë me lojtarët e mitur. Përsëri sipas “The Athletic”, Sancho gjithashtu është përjashtuar nga mensa e United. Sulmuesi anglez, në vend që ta ndajë këtë hapësirë me shokët e tij të skuadrës, e porosit ushqimin jashtë Akademisë.
sfidanti.al