Tedi Cara i dashuruar me brunen bukuroshe

Fubollisti i ri nga Kavaja, Tedi Cara, i cili ka spikatur mjaft në skuadrën e Partizanit, duket se nuk është vetëm. “Demi i kuq” po shijon prej disa kohësh një lidhje dashurie me bukuroshen Megi Gega. Ajo i ka vjedhur zemrën protagonistit të “Partizanit” dhe duket se shumë shpejt, dyshja do të hedhë hapa më seriozë duke zyrtarizuar lidhjen.

Madje, teksa bënte tifo për golin e partnerit ndaj Erzenit, Megi postoi në rrjetin social “Instagram një foto, të cilën më vonë futbollisti e ripostoi, duke i vendosur një zemër të kuqe. Megjithëse shfaqen herë pas here së bashku në vende publike, ende s’kemi një “Instagram official”, ndaj presim që dyshja ta konfirmojë shumë shpejt lidhjen, me foto në çift.

sfidanti.al