Everton rrezikon heqjen e pikëve

“777Partners”, një kompani që zotëron klubin e Genoas, mësohet se është gati të zgjerojë “portofolin e saj të futbollit”. Përveç klubit kuqeblu, kompania amerikane e investimeve po projekton zbarkimin në Angli për blerjen e Evertonit.

Operacionet e blerjes dhe shitjes janë drejt përfundimit dhe tashmë palët janë në pritje të shqyrtimit nga organet e ndryshme të kontrollit të futbollit dhe qeveria britanike. Presioni ndaj “Toffees” është kërkesa nga Premier League për një dënim të konsiderueshme prej 12 pikësh për t’u aplikuar në sezonin aktual. Siç raporton “Telegraph”, klubi i Liverpoolit ka akumuluar një deficit prej 304 milionë stërlinash gjatë tri viteve të fundit, shumë mbi kufirin prej 105 milionësh që kërkohet nga “fair play” financiar. Një situatë që mund të çojë në një ndryshim në renditje.

sfidanti.al