Stili i Mauricio Sarrit është i mrekullueshëm, por Çelsi i sotëm nuk është ai i vitit 2005 apo 2012. Eden Hazar nuk është i bindur që të qendrojë aty, me rrezikun për të mos fituar trofe dhe për të luajtur ndoshta përsëri në Ligën e Europës. Gjithses, edhe talenti i madh belg nuk është aq “i pavarur” sa ta thotë mendimin e tij “shqeto”, pra që dëshiron të shkojë tek Reali.
Në vend të kësaj, Hazari bën një “rrugë nga Kina”. “Në qershor do të kem edhe 1 vit kontratë me Çelsin, – u shpreh ai për televizionin francez, “Kanal Plus”, – nëse nuk rinovoj, ekziston mundësia që të largohem, por kjo nuk do të ndodhë në janar. Nuk do t’ia bëj këtë gjë, klubit dhe tifozëve. Në verë, mundet, por ekziston mundësia që ta përfundoj këtu karrierën”.
Çelsi është gati t’i japë belgut kontratën e re me rrogë 300 000 paund stërlina në javë, ndërsa Reali mbetet dëshira e tij, por me kusht që në “Bernabeu” të vendoset rregulli, siç ishte në kohën e Zidanit.
Sfidanti.al