Nëse do të kishim mundësi t’i rinonim dhe t’i nxirrnim sot në fushën e lojës, ata do të ishin të jashtëzakonshëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në vlerën e kartonit, dhe flasim për yjet historikë të Bajernit të Mynihut. Një vlerësim të tyre u përpoq të bënte agjencia “transfermarkt”, në bashkëpunim me vetë klubin bavarez. Përfundimi ishte edhe i pritshëm, edhe spektakolar.
Më i shtrenjti lojtar i historisë së Mynihut do të ishte Gerd Myleri, pasi “Bomberi i Kombit” do të vlente 205 milionë euro, pra më shumë sesa talenti i ri më i shtrenjtë sot për sot, Kilian Mbape (200 milionë euro). Në vend të dytë “Perandori” Franc Bekenbauer, me vlerë kartoni 190 milionë euro, dhe i treti Karl-Hajnc Rumenige me 155 milionë. Lotar Mateusi, një tjetër gjigand, do të vlente 130 milionë, dhe Uli Hënes 125, për të vazhduar me Mehmet Shollin (80), Bastian Shvajnshtajgerin (80), Shvarcenbekun (75), Zep Majerin (70), Filip Lahmin (70) e të tjerët me radhë. Plot 21 yje do të kushtonin mbi 1.6 miliardë euro.
Sfidanti.al