I ndershmi Majkëll Ouen: Lojtarët puthin stemën, por ëndërrojnë paratë!

Ka futur Anglinë “në sherr” me librin e tij dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Majkëll Ouen nuk paska qenë vetëm një sulmues i madh në fushë (edhe pse e quajnë tepër egoist), por edhe tepër i ndershëm për të zbuluar të vërtetat e futbollit. Ish-ylli i Liverpulit, që luajti nga pak tek Reali, Njukasëlli apo Mançester Junajtidi, nuk ngurron të thotë se “shoh lojtarë që puthin me pasion stemën e klubit në fanelë, por pastaj mendjen e kanë tek ata që i japin rrogën më të lartë”. Në librin e tij, ai fshikullon Dejvid Bekamin, Alan Shirerin dhe shumë nga lojtarët e Njukasëllit, që i njohu nga afër. Ndoshta, Majkëll Oueni, “djaloshi i artë” i futbollit anglez, mund të mos jetë më i miri i lojës së topit, por fjalët e tij godasin në shenjë. Siç shkruajnë gazetat në Londër, ai nuk është më “djali i mirë i dikurshëm”.

Sfidanti.al