Ernesto Valverde mund të përdorë treshen e tij të famshme, “tridhëmbëshin”, që në ndeshjen e Barcelonës ndaj Valencias në “Kamp Nou”, në rinisjen e La Ligës në javën e katërt. Gazetat spanjolle shkruajnë se Lionel Mesi do të jetë gati në atë kohë, po ashtu si Luis Suarezi, ndërsa Antuan Grizman është krejt në rregull, vetëm nëse pëson gjë me Francën.
Gjithsesi, tifozët katalanas nuk janë aspak të qetë, sidomos kur mësojnë se kontrata e Mesit do të përfundojë në qershor (në bazë të klauzolës që ka vendosur ai vetë aty), ndërsa që në janar kapiteni do të jetë zot i fatit të tij. Ai mund të flasë me cilindo klub tjetër, pa shkelur asnjë ligj, dhe mund të largohet. Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e vullnetit të argjentinasit për të rinovuar, ndonëse akordi i tanishëm përfundon në 2021.
Sfidanti.al