Ec e mos thuaj se çështja klimaterike nuk është bërë një temë qendrore në Europë dhe në gjithë botën. Me të drejtë, pasi kur digjet Amazona, nuk shkatërrohet vetëm jeta e brazilianëve, por edhe e të gjithë banorëve të planetit. Për këtë arsye, klubi austriak i Austrisë së Klagenfurtit ka vendosur të bëjë diçka krejt të veçantë dhe shumë të guximshme. Ka mbjellë 200 pemë deri në 14 metra të larta në … fushën e stadiumit, për të sensibilizuar njerëzit në Austri, por edhe më gjerë, aq më shumë që skuadra luan në kupat kontinentale.
Kjo do të thotë se ndeshja ndaj Borusias së Mynshengladbahut nuk mund të luhet në këtë pyll, pas 12 javësh. Klagenfurti zgjodhi stadiumin fqinj të Volfsbergerit, në Vërterze, por ai u cilësua shumë i vogël nga UEFA. Përfundimisht, dueli i Ligës së Europës do të luhet në Grac.
Sfidanti.al