Rummenigge për Lewandowskin: Kush do që të shesë një lojtar që shënon 60 gola në vit?

Askush më mirë se një sulmues mitik si Karl Heinz Rummenigge, nuk mund të thotë më mirë se sa vlen një sulmues. Drejtori i Përgjithshëm i Bayernit të Mynihut u ngarkua të qetësojë tifozët e klubit gjerman në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi sipas të cilave, Robert Lewandowski do të lërë kampionët e Gjermanisë, duke i përgënjeshtruar ato.

Sulmuesi polak ka me klubin bavarez një kontratë deri në vitin 2023 dhe Rummenigge shprehu bindjen se Lewandowski do të qëndrojë.

‘Nuk kam asnjë dyshim se Lewandowski do të qëndrojë-tha Rummenigge për SPORT 1-kush shet një futbollist që shënon 60  gola në vit? Për më tepër, agjentët e tij nuk kanë folur me ne për një largim të mundshëm të tij’.

Së fundmi në median britanike u fol për interesin e Chelseat dhe Manchester City për Robert Lewandowskin. Polaku u transferua te Bayerni i Mynihut në 2014 pas transferimit nga Borussia Dortmund. Në total sulmuesi ka shënuar 292 gola në 327 ndeshje me bavarezët. Këtë sezon Lewandowski ka shënuar 46 gola në 38 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar bilanci i tij ishte 55 gola në 47 ndeshje. Që nga momenti I kalimit te Bayerni, Robert Lewandowski nuk ka shënuar kurrë më pak se 40 gola në sezon

Sfidanti.al