Ish-shefi ekzekutiv është sërish pjesë e Bajernit, ndonëse në një rol në bordin drejtues, jo siç ishte dikur. Karl-Hajnc Rumenige do të jetë sërish një njeri me ndikim në klubin bavarez, ashtu si edhe ish-presidenti Uli Hënes, pasi të dyve iu kërkua të jepnin një dorë për të ndihmuar ekipin që të dilte nga kriza. Gjithsesi, Rumenige paska kërkuar që të largohej Hasan Salihamixhiç, i mbiquajtur Brazo, ndryshe ai nuk do të kthehej. Përse? Besohet sepse Kalle nuk ia ka harruar Brazos konfliktin me trajnerin shumë të suksesshëm Hansi Flik, i cili u detyrua të braktiste Bajernin.
Sfidanti.al