Ish-sulmuesi i shquar i Interit dhe i kombëtares së Gjermanisë, mendon se zikaltërit kanë shanset e tyre në finalen e Championsit ndaj Mançester Sitit. Jurgen Klinsman i përket periudhës së artë të viteve 80-të e 90-të, duke dalë kampion bote dhe Europe me Gjermaninë dhe kampion i Serisë A me Interin. “Mendoj se Interi mund ta fitojë Championsin, – thotë Klinsi, – Lautaro Martinez është në nivelin e Halandit. Mendoj se Xheko duhet të jetë titullar, por nga minuta e 60-të mendoj se do të jetë mundësia për Romelu Lukakun”.
Sfidanti.al