Sarri tek Lacio si Fergusoni, pas largimit të Igli Tares

Trajneri fiton betejën e pushtetit në klubin kryeqytetas, dhe ish-drejtori sportiv shqiptar do të duhet të kërkojë një punë tjetër. Mauricio Sarri mbetet teknik i Lacios dhe mediat italiane shkruajnë se i ka kërkuar presidentit Klaudio Lotito pushtet mbi transferimet. Kjo do të thotë se buxheti për marrje lojtarësh do të vihet në dispozicion të Sarrit, diçka që ndodh rëndom në Angli, por jo edhe në vendet e tjera të Europës. Sarri do të jetë si Fergusoni dikur tek Man. Junajtidi, ndërsa i ka kërkuar Lotitos 6-7 përforcime për të qenë në nivelin e duhur në Champions.

Sfidanti.al