Rrahmani dhe magjistari Kvarackelia, Napoli kthehet në marshim!

Disfata me Lacion ishte një ndalesë fare e vogël, dhe nuk do ta shkatërrojë ëndrrën e madhe. Napoli u kthye tek fitorja në Serinë A, duke mundur 2-0 Atalantën, në një përballje të vështirë, por që përfundoi siç duhet. Kviça Kvarackelia në 60’ dhe Amir Rrahmani në 77’ shënuan golat dhe gjithçka ishte e merituar. Vendasit e trajnerit Spaleti patën epërsi në çdo drejtim, që nga zotërimi i topit e gjuajtjet. Napoli ka 68 pikë në 26 ndeshje, duke pasur 18 pikë mbi Interin, ndërsa nuk duket se ndonjë ekip do të mundë ta ndalojë Napolin në rrugën drejt titullit.

Sfidanti.al