Ka realizuar 8 herë këtë sezon dhe ka shërbyer 4 asistë. Nëse këtë e bën në vetëm 18 ndeshje, kuptohet që je një sulmues shumë i mirë dhe i tillë është Mërgim Berisha. Sulmuesi me origjinë shqiptare nga Kosova e përsëriti veten madje në stadiumin më të famshëm të Gjermanisë, në “Alianc Arenë” të Mynihut duke realizuar dy herë ndaj Bajernit. Ai e kishte bërë edhe më parë një gjë të tillë, dhe rrjeta e parë ishte shumë e bukur, prej lojtari me klas të shquar. Bavarezët fituan 5-3 në fund, por gjithsesi Mërgim Berisha ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë.
Sfidanti.al