Ka qenë një sezon tepër i vështirë dhe krejt i pazakonshëm për skuadrën e kryeqytetit të Francës. Paris SG i femrave pati më shumë histori dhe lajme jashtë sesa brenda fushe, që arritën kulmin (në aspektin kronologjik) me pezullimin e trajnerit. Didie Oje-Nikolë (Didier Olle-Nicole) për momentin është i pezulluar nga detyra nga ana e klubit, nën akuza serioze për “sjellje të papërshtatshme”. Kjo sjellje paska lidhje me futbollistet e ekipit parizien dhe nëse vërtetohen që kanë ndodhur, do të ishin shkelje serioze e vlerave të PSG-së dhe vlerave njerëzore. Me pak fjalë, trajneri akuzohet për shkelje morale ndaj vajzave të ekipit.
Gjithsesi, problemet e Paris SG nuk nisën me teknikun. Disa muaj më parë një futbolliste e ekipit, Heira Hamraui, u rrah keq nga burra të maskuar duke pësuar dëmtime. Me gjasë, ishte një sulm për shkaqe xhelozie sepse Hamraui u akuzua për lidhje me ish-yllin e Barcelonës, Erik Abidal, që është i martuar. Pas incidentit, e shoqja e Abidalit nisi procedurat e divorcit. Në vazhdim të hetimeve, një lojtare tjetër e PSG-së, Aminata Diallo, u arrestua duke u akuzuar për bashkëpunim në rrahjen e shoqes së ekipit. Më pas, akuzat dolën pa bazë. Gjithsesi, tronditja ka qenë e madhe dhe parizienet po e humbasin titullin kampion në Francë.
Sfidanti.al