Ronaldo mund të huazohet tek Njukasëlli verën e ardhshme!

Natyrisht, kur bën kontratë me një superyll si portugezi, duhet të kesh parasysh edhe disa sakrifica. Për Al Nasrin nga Arabia Saudite, sforcim nuk është thjesht rroga prej 200 milionë eurosh në sezon (që paguhet nga Kurora mbretërore), por edhe ndonjë dëshirë tjetër e Kristiano Ronaldos. Për një futbollist të madh që ende mendon se mund të jetë në elitë, dëshira kryesore është që të luajë në Champions dhe këtë mund ta bëjë me Njukasëllin sezonin e ardhshëm. Kjo kuptohet, vetëm nëse “laraskat” do të kualifikohen në Champions, dhe aktualisht janë në pozita të tilla. Sipas raporteve mediatike, Ronaldo ka një klauzolë në kontratën me Al Nasrin që i lejon huazimin në verë tek Njukasëlli, klub që zotërohet nga sauditët.

Sfidanti.al