Barça luan nesër në Kupë, por Ksavi mendon për Atletikon: Shpresoj ta kemi Levandovskin”

Trajneri katalanas është i shqetësuar pas barazimit me Espanjolin në derbi dhe hapit fals në La Ligë. Mungesa e Robert Levandovskit ishte një arsye e fortë që Barcelona nuk ia doli dhe i lejoi vetes të barazohej me pikë nga Reali, ndërsa shqetësimi është se sfida e radhës është në “Uanda Metropolitano” të Madridit ndaj Atletikos. Robert Levandovski mund të mungojë sërish, por Ksavi Hernandez shpreh shpresën se dënimi prej 3 ndeshjesh ndaj tij mund të ndryshojë. Leva shleu një ndeshje në derbi. “Besoj se Levandovski mund të luajë ndaj Atletikos”, thotë Ksavi ndërsa Barcelona përgatitet për ndeshjen e sotme në Kupën e Mbretit në fushën e Intersitit.

Sfidanti.al