Ditën e fundit e kaloi siç duhet ta kenë legjendat. Brazili nuk e ka harruar dhe nuk e harron “Mbretin” Pele dhe gati çerek milioni njerëz dolën për ta përcjellë në rrugët e Sao Paulos. Ishin saktësisht 230 000 njerëz që shoqëruan ceremoninë me nisje që nga stadiumi i Santosit e deri në varreza. Pranë arkivolit të Pelesë erdhi edhe presidenti i ri i Brazilit, Lula, që takoi familjen dhe ishte i pranishëm në lutjet e priftërinjve katolikë. “Ai që ndodhet tani pranë Pelesë nuk është presidenti, – tha Lula, – por, një tifoz i Korinthiansit. Dukej se Pele e kishte huq që ta mundte Korinthiansin”.
Sfidanti.al